Izolimi i njerëzve në mbarë botën nga COVID-19, ka bërë që Toka të dridhet më pak

Thomas Lecocq, një gjeolog dhe sizmolog në Royal Observatory në Belgjikë thotë se sheh një ulje prej 30% deri në 50% të zhurmës sizmike të ambientit që nga mesi i marsit, rreth kohës kur vendi filloi të zbatojë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve dhe masave të tjera për distancimin shoqëror.
TIRANË- Shpërthimi i koronavirusit detyroi botën të marrë masa drastik, duke bllokuar kufitjtë e anuluar udhëtimet në përpjkeje për të ndalur përhapjen e koronavirusit.

Advertisements

Këto masa sipas CNN kanë bërë që bota të jetë shumë e qetë, fenomen ky i evidentuar edhe nga vetë shkencëtarët.

Në rang global të gjithë sizmologët po vëzhgojnë shumë më pak zhurmë, pra dridhje të krijuara nga makinat, trenat, autobusët dhe njerëzit. Dhe si shkak i kësaj mungese zhurme, korja e sipërme e Tokës po lëviz pak më pak.

Advertisements

Thomas Lecocq, një gjeolog dhe sizmolog në Royal Observatory në Belgjikë thotë se sheh një ulje prej 30% deri në 50% të zhurmës sizmike të ambientit që nga mesi i marsit, rreth kohës kur vendi filloi të zbatojë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve dhe masave të tjera për distancimin shoqëror.

“Ky nivel i zhurmës është i barabartë me atë që sizmologët e shohin në ditën e Krishtëlindjes. Nga këndvështrimi sizmologjik, ne mund t’i motivojmë njerëzit të thonë, ok, njerëz? Ju ndjeheni sikur jeni vetëm në shtëpi, por ne mund t’ju themi se të gjithë janë në shtëpi. Të gjithë po bëjnë të njëjtën gjë. Të gjithë po respektojnë rregullat. Kjo mund të përdoret në të ardhmen nga vendimmarrësit për të kuptuar se ne nuk po i bëjmë gjërat ashtu si duhet. Ne duhet të punojmë për këtë dhe të sigurohemi që njerëzit ta respektojnë këtë sepse kjo është në interes të të gjithëve.”– është shprehur Lecocq.Zbehja e zhurmës ka pasur një efekt mjaft ineteresant në Bruksel, pasi Lecocq dhe sizmologët e tjerë janë në gjendje të zbulojnë tërmete më të vogla dhe ngjarje të tjera sizmike, që disa stacione sizmike nuk do t’i kishin regjistruar. Këto stacione sizmike janë vendosur zakonisht jashtë zonave urbane, sepse zhurma e zvogëluar e njeriut e bën më të lehtë marrjen e dridhjeve delikate në tokë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ Qeveria merr borxh rekord në valutë; Banka e Shqipërisë do emetojë një obligacion 120 milionë euro
Artikulli tjetërDhjetëra mjekë humbin betejën me Koronavirusin, shkon në 73 numri i mjekëve të v dekur në Itali