Italia merr “frymë”/ Për herë të parë pas një muaji, boshatisen dhomat e urgjencës në Bergamo

Pamjet e dhimbshme, pacientët në momentet e fundit të jetës, apo mjekët që vraponin të shpëtonin të sëmurët nuk shihen më.
Duket e pabesueshme, por Italia vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi duket se po ja del të fitojë. Ditën e sotme mediat italiane kanë shkruar se spitali i Papa Giovanni XXIII në Bergamo për herë të parë pas një muaji janë bosh, korridoret janë të lira, salla e pritjes është pothuajse e qetë.

Advertisements

Pas më shumë se dy muajsh nuk shihen më barela apo bombula oksigjeni dhe nuk turma me pacientë që rrinë më padurim duke pritur të shtrohen në spital.

Pamjet e dhimbshme, pacientët në momentet e fundit të jetës, apo mjekët që vraponin të shpëtonin të sëmurët nuk shihen më.

Advertisements

Lajmi për zbrazjen e spitalit të Bergamos vjen videos emocionuese të mjekëve në Milano të cilët treguan se një repart për Covid-19 u mbyll sepse numri i pacientëve që e kishin të nevojshëm shtrimin në spital u ul ndjeshëm.

Pavarësisht se kanë humbur jetën mbi 23 mijë persona, duket sikur gjendja po shkon drejt përmirësimit.

Kujtojmë që Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga virusi, pas ShBA-së, ku deri më tani numëron 23,660 persona të vd ekur dhe 178,972 të tjerë të infektuar nga virusi.

Burimi: LaRepubblica

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVi ktimat e koronavirusit/ Spanjë, shifra më e ulët në 1 muaj
Artikulli tjetërGratë me fëmijët jashtë shtëpisë, Rama tregon kërkesën që i erdhi në ‘inbox’: Bu rg ose gjobë për burrat që nuk bënë punët