Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se të paktën 3 ushtarë shqiptarë, pjesë e KFOR-it janë infektuar me Covid-19.
TIRANË– Ditën e sotme është mësuar se 3 ushtarë shqiptarë pjesë e KFOR-it janë infektuar me Covid-19.
Advertisements
Në deklaratën e ditës së sotme, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik zbuloi se tre ushtarët e prekur janë raste të importuara nga Kosova dhe aktualisht ndodhen në spitalin Infektiv të shtruar.
Më pas ajo nuk dha më shumë detaje për gjendjen e tre ushtarëve të sëmurë se kur kanë ardhur nga Kosova, por njoftoi se janë të shtruar te Infektivi. Gjendja e tyre mësohet se nuk është e rëndë.“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova”– njoftoi sot ministria e Shendetësisë
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!