Ilda Beljeri ditët e fundit ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale. Duke kaluar kohë në karantinë, duket se moderatorja sportive e shfrytëzon kohën në maksimum.
Advertisements
Pasi na tregoi garderobën e saj, prezantuesja na tregon edhe sesi i kalon mbrëmjet. Mesa duket pamundësia për të shkuar në palestër, nuk e ka ndaluar atë që të ushtrohet në shtëpi.
Bukuroshja ka postuar në video, ku shfaqet në shtëpi, duke u ushtruar. Por teksa bën stërvitje, ajo përfiton nga koha edhe për të dëgjuar këshillat e Pëllumb Piperos në television. Ja çdo të thotë, të shfrytëzosh çdo minutë në dobinë tënde edhe gjatë karantinës.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!