Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor njofton të gjithë pacientet e rretheve që të mos udhëtojnë drejt QSUT për të marrë barnat me rimbursim.
Advertisements
Sipas FSKSH, këto barna do të dërgohen pranë rajoneve përkatëse nëpërmjet operatorit shpërndarës. Në çdo rast pacienti kontakton mjekun specialist të rajonit dhe ai kryen konsulte me mjekun specialist te QSUT.
“Mjeku specialist 👩⚕️është vetëm një klik larg. Pacientët 👩👦që trajtohen me barna 💊nga farmacitë e #QSUT mund të kryejnë konsultat on line📲 me mjekët e shërbimit universitar. 👩⚕️Mjeku gjeneron recetën me sistemin eRx dhe operatori farmaceutik👨🔬 tërheq barnat sipas rajoneve. 👩👦Pacientët do të ndiqen nga mjeku specialist rajonal/bashkiak dhe i familjes. Barnat💊 në shtëpi për pensionistët 👵🧓 e vetmuar mbi mbi 65 vjeç #RriNëShtëpi”, thekson FSKSH.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!