“I plasi gj aku dhe qe lbi”, gruaja nga Vlora kërkon ndihmë për të shoqin e operuar: Jemi izoluar në hotel, 127 thotë s’kemi fasho dhe mjekojeni vetë

Në një postim në Facebook, ish-deputeti Bardh Spahia ka publikuar videon ku burri Vllasi Dema, që është operuar në muajin shkurt në Itali, shihet i shtrirë në shtrat, bashkë me të shoqen që i bën shërbim. Gruaja tregon para kamerave se nuk u vjen askush t’u japë ndihmë mjekësore dhe se të shoqit i ka plasur g jak dhe qe lb nga p laga.

Advertisements

VLORË– Një çift të të moshuarish kanë kërkuar ndihmën e Partisë Demokratike, për të denoncuar faktin që nuk marrin ndihmë mjekësore.

Në një postim në Facebook, ish-deputeti Bardh Spahia ka publikuar videon ku burri Vllasi Dema, që është operuar në muajin shkurt në Itali, shihet i shtrirë në shtrat, bashkë me të shoqen që i bën shërbim. Gruaja tregon para kamerave se nuk u vjen askush t’u japë ndihmë mjekësore dhe se të shoqit i ka plasur gj ak dhe qe lb nga pl aga.

Advertisements

“Kam marrë recepsionin dhe më thanë që nuk ka të drejtë mjeku të futet në dhomë. Mjeku erdhi në derë dhe më tha që jemi në lu ftë e se duhet të marr 127. Ata më thanë që ju kemi futur në listë për t’u larguar dhe do vijmë me komisionin. Nuk erdhën as të hënën e as të martën. Pastaj i plasi g jaku dhe q elbi. Pastaj më thanë që s’kanë as fasho. Pastaj erdhi urg jenca e çuan në Durrës dhe mezi e mjekuan atje e mezi ma sollën. Më pas ma sollën. Ka bërë dhe tamponin i ka dalë negativ dhe prapë na mbajnë këtu,”– thotë ajo ndër të tjera.

“Te karantinuarit nuk marrin sherbim shendetesor? Mungesë e papërgjegjshme vëmendjeje ndaj personave të karantinuar! Neglizhencë skandaloze ndaj problemeve të tyre shëndetësore. Sic duket edhe nga denoncimi me video, zonja ka kërkuar ndihmë mjekësore për bashkëshortin e sëmurë dhe askush nuk i përgjigjet! Të karantinuarit nuk janë numra, por njerëz me nevoja, e që kanë të drejta kushtetuese! Më kryesorja, e drejta e kujdesit shëndetësor! I bëj thirrje ministres së shëndetësisë ta shohë me urgjencë këtë rast e të marrë masa që autoritetet shëndetësore t’u përgjigjen nevojave shëndetësore të personave të karantinuar në cdo ambient ku ndodhen!“- shkruan Spahiu krah videos.

Dyshja e të moshuarve kërkojnë ndihmë nga shteti që të largohen nga hoteli ku mbahen dhe të mjekohet burri i sëmurë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Sekreti që më shpëtoi nga koronavirusi”/ Kishte vetëm 50% mundësi për të mbijetuar, rrëfehet babai: S’pata nevojë për respirator
Artikulli tjetër“Mos lexoni romane”/ “Përplasja” Dudaj-Mamaqi, botuesja sqaron: Ti Ermal e ke shumë gabim, ndërhyra sepse m’u duk diçka e tepërt