I FUNDIT/ Arre stohet në Tiranë 31-vjeçari në kërkim ndërkombëtar(Emri+Foto)

NJë 31-vjeçar banues në Kamëz është arr estuar nga Policia e Shtetit pasi mbi të rëndonin akuzat për veprat penale “V rasja e mbetur në tentativë”, “Ar mëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Advertisements

Bëhet fjalë për Erjol Ceka, 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali I cili ishte dë nuar nga autoritetet gjyqësore në Torino, me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë bu rgim.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 17.01.2011, në Asti, Itali, ka tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian S. S., duke i shkaktuar atij pl agosje dhe fraktura. Më datë 14.12.2012, së bashku me një person tjetër, ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar. Gjithashtu, më datë 31.01.2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka pl agosur rëndë me th ikë shtetasin shqiptar A. G”, njofton Policia.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamza”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Kr imet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi, një i kërkuar nga drejtësia italiane, i dë nuar për një sërë veprash penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Kr imet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar nga drejtësia italiane, për një sërë veprash penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kamza”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Erjol Ceka, 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.

Autoritetet gjyqësore në Torino, Itali, me vendimin penal Nr. 997/2019 SIEP, datë 17.02.2020, e kanë dën uar këtë shtetas me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Vr asja e mbetur në tentativë”, “Ar mëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.01.2011, në Asti, Itali, ka tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura.

Më datë 14.12.2012, së bashku me një person tjetër, ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar.

Gjithashtu, më datë 31.01.2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka pl agosur rëndë me th ikë shtetasin shqiptar A. G.

Materialet e arrestimit të përkohshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTelefonata rrëqethëse në Polici: Kemi uri, frigoriferi është bosh, policët bëjnë gjestin njerëzor
Artikulli tjetërShqipëria në shtetrrethim/ Nga sot në 13:00 deri të hënën në 05:00, askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia