“Gjendja ekonomike e vështirë”, Kryemadhi paralajmëron: Njerëzit do bëhen si Zombi, do ta shqyejnë qeverinë

Kryetarja e LSI, u shpreh se qytetarët po varfërohen shumë nga situata e krijuar dhe shtoi se do të hakmerren ndaj qeverisë.
TIRANË- Monika Kryemadhi është shprehur sot se gjendja ekonomike në Shqipëri është shumë e vështirë. Në një intervistë në Ora News, kryetarja e LSI, u shpreh se qytetarët po varfërohen shumë nga situata e krijuar dhe shtoi se do të hakmerren ndaj qeverisë.

Advertisements

“Njerëzit do të dalin si Zombi rrugëve duke u hakmarrë ndaj njerëzve të cilëve kanë krijuar këtë situatë sot. Sot kjo situatë akoma nuk e ndjen, sepse njerëzve akoma i duket sikur kanë marrë lejen e zakonshme dhe janë me pushim. Por kjo situatë do të fillojë të shpërthejë atëherë kur njerëzit mos kenë më mundësi për të ushqyer familjet e tyre. Kur të shkojnë nëpër burgje sepse nuk paguajnë dot energjinë elektrike, ujin, taksat e bashkisë etj.

Atëherë do ti shikojë kur njerëzit të bëhen Zombi ndaj taksidarëve të Edi Ramës dhe qeverisë së Edi Ramës. Prandaj është e rëndësishëm që ti thërrasin mendjes. Të tërhiqen nga këto çmenduritë e radhës që bëjnë sikur është vendi në gjendje luftë. Vendi është në gjendje lufte ekonomike dhe mbijetese që njerëzit nuk do kenë bukë të hanë. Se edhe ai e ka buxhetin zero. Gjendja do të jetë shumë keq ekonomikisht, njerëzit do ta shqyejnë po ua them që do ta shqyejnë. Mos shikoni rrjetet sociale. Shqipëria nuk është rrjete sociale.”, u shpreh Kryemadhi.

Advertisements

Më tej ajo hodhi dhe akuza kundër Ramës, duke thënë se ky i fundit qeverisë nga Facebook dhe Whatsapp, dhe ka mbyllur njerëzit brenda.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOBSH: S’ka të dhëna që kush shërohet, nuk infektohet sërish
Artikulli tjetër11-vjeçarja me tumor te Pediatria puth në distancë mjekun që e trajtoi…forca e jetës që s’ndalon nga COVID-19