Gjendet një kufomë pranë brigjeve të Osumit, dyshohet se i përket një gruaje të zhdukur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sheq të Beratit të, ku është gjetur një trup i pajetë pranë brigjeve të lumit Osum.

Advertisements

Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë konstatuar një trup të pajetë midis kallamishteve.

Ata njoftuan policinë dhe ambulancën, ndërkohë që kufoma dyshohet se i përket një gruaje 50-vjeçare.

Advertisements

Banorët dyshojnë se trupi i pajetë nuk është banor i zonës së tyre, por mund të jetë sjellë aty si rezultat i prurjeve të shumta të lumit për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.

Ndërkohë, burime për Abc News bëjnë me dije se 10 ditë më parë është zhdukur një grua rreth 50-vjeçe nga fshati Uznovë i Beratit.

Nuk dihet nëse trupi i pajetë i përket gruas së zhdukur, ndërkohë policia po punon për nxjerrjen e kufomës dhe identifikimin e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI shoqi miliarder e fut të pastrojë garazhin, Emina Çunmulaj: Gratë shqiptare…
Artikulli tjetërAkademia e Shkencave: Pandemia në Shqipëri do arrijë pikun brenda dy javëve