Në një status në rrjetet sociale, Gllareva shkruan se vetë Presidenti, i kishte thënë që ta trajtojne si çdo paciant tjetër dhe ta quante thjesht, Hashimi.
KOSOVË– Bashkim Gllareva, mjeku që kreu ndërhyrjen kirurgjikale në trupin e Presidentit Hashim Thaçi, i ka dedikuar disa fjalë të ndjera, këtij të fundit.
Advertisements
Në një status në rrjetet sociale, Gllareva shkruan se vetë Presidenti, i kishte thënë që ta trajtojne si çdo paciant tjetër dhe ta quante thjesht, Hashimi.
“Nuk dija si t’i drejtosha bashkëluftëtar apo President. Ai më tha jam si çdo pacient tjetër. Jam Hashimi. Edhe pas 20 vitesh, kishte mbetur ai i lu ftës, i thjeshtë dhe i qëndrueshëm. Gjatë luftës ecnim bashkë në veprime kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Ndërkaq, sot përjetova momentin më të rëndësishëm dhe u gjenda para përgjegjësisë më të madhe jetësore dhe profesionale. Jam duke qëndruar pranë bashkëluftëtarit, pranë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ështe ndjenjë e veçantë, emocion i paharruar. Modestia e tij më bën të ndjehem krenar me njeriun e parë të shtetit tim. Jam shumë i lumtur që pas opermit, Presidenti me plot humor dhe besim, në këmbët e tij u kthy nē shtëpi. Zoti e bekoftë Presidentin tonë,”- ka shkruar Gllareva.
Advertisements
Presidenti Hashim Thaçi u operua një ditë më parë pas problemeve që pati me gurët në veshka. Ai doli me këmbët e tij nga spitali, teksa e shoqëronte vetëm i biri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!