‘Është shumë e vështirë’, 2 muaj pa takuar Hanën, Mozzik flet i prekur për të bijën

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Mozzik prej 2 muajsh nuk e ka takuar dot të bijën e tij, Hanën. Vogëlushja jeton me të ëmën, që pas ndarjes së Mozzikut dhe Loredanës.

Advertisements

Reperi shumë i suksesshëm e që ka bërë namin me hitet e tij, ishte sot në një lidhje direkte me emisionin “Rudina”, nga shtëpia e tij. Mozzik tregoi i emocionuar se i mungon shumë e bija dhe pasi kjo periudhë të marrë fund, gjëja e parë që do bëjë është të takojë Hanën.

“Kam dy muaj që s’e kam takuar, por kontaktojmë ditë për ditë. Kemi kontakt, shihemi me kamer e shpresoj që të kalojë sa më shpejt kjo situatë që të shkoj ta vizitoj”, tha Mozzik.

Reperi zbuloi gjithashtu se i ka dedikuar Hanës një këngë, të cilën do ta publikojë me albumin e ri.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBLOFI/ Lajmi që s’u transmetua kurrë, çfarë ndodhi me televizionin që premtoi hyrjen tek Infektivi
Artikulli tjetërNga futbollist në kuzhinier, Murati gatuan për personelin mjekësor në Francë!