Mjekët dhe infermierët janë ata që po rrezikojnë më shumë në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi.
Advertisements
Të vendosur në frontin e parë të luftës, ata rrezikojnë jetën e tyre për t’u ardhur në ndihmë pacientëve.
Nuk mungojnë falenderimet nga të gjithë për punën e tyre heroike, ndërsa “Kënga e mjekut” është si një himn falenderues për ta.
Advertisements
Kjo këngë këtë herë është kënduar nga 6 vajza të vogla, dhe video është shpërndarë nga Kryeministri Rama.
“MIRËMËNGJES, dhe njëmijë herë faleminderit atyre që po e zmbrapsin armikun në vijën e zjarrit”, shkruan Rama.
Një falenderim për mjekët që po sakrifikojnë shumë për t’u ardhur në ndihmë pacientëve, duke “harruar” veten dhe familjet e tyre, për të shpëtuar të tjerët.
https://web.facebook.com/watch/?v=1102165213479133
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!