foto ilustruese
Një ngjarje e dhimbshme është shënuar mbrëmjen e djeshme në një fshat të Klosit ku si pasojë e djegies së banesës ka humbur jetën një 80 vjeçare.
Advertisements
Ngjarja ndodhi në fshatin Plesh të Bashkisë Klos, ku Behije Dalti u shkrumbua nga z.jarri i rënë në banesën e saj. Kanë qenë komshinjtë që kanë vënë re flakët në shtëpinë e të moshuarës duke i shkuar menjëherë në ndihmë, por neutralizimi i tyre ka qenë i pamundur për shkak se kishte marrë përmasa të mëdha.
As ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës nuk ka arritur t’i shpëtojë jetën të moshuarës e cila ka gjetur vdekjen mes flakëve.
Advertisements
Për shkak të mungesës së rrugës, fikja e z.jarrit është bërë me mjete rrethanore nga banorët dhe z.jarrfikësit.
Behije Dalti jetonte e vetme prej 20 vitesh në këtë banesë pasi burri i kishte ndërruar jetë dy dekada më parë. Ajo nuk ka asnjë të afërm tjetër dhe va rrimin mund ta bëjnë komshinjtë ose Bashkia e Klosit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!