Dhëndri i familjes shprehet se prindërit kanë qenë me COVID-19 para se të vizitoheshin nga i biri dhe kanë qenë ata që e kanë infektuar.
TIRANË- Një i afër i familjes së infektuar me COVID-19 në Mirditë ka treguar sot një tjetër version të ngjarjes. Në një intervistë në Ora News, dhëndri i familjes shprehet se prindërit kanë qenë me COVID-19 para se të vizitoheshin nga i biri dhe kanë qenë ata që e kanë infektuar.
Advertisements
Gjon Caka, i afërmi i familjes ka rrëzuar dhe versionin e Ramës, i cili fajësoi djalin për infektimin e prindërve.
“Ku e dinte kryeministri se kush e kishte virusin. A e dinte ai se ndoshta e kanë pasur dy pleqtë dhe ja kanë dhënë atij. Djali sapo ka ardhur në Tiranë pas kthimit nga prindërit është sëmurur. Bisedova me Rrëshenin, nuk është e keqe për arsye të vetë moshës që kanë. Kjo punë ka vazhduar për një javë resht dhe 127 nuk i është përgjigjur. Është dashur ndërhyrja ime nga Amerika dhe kanë shkuar i kanë bërë testin“, u shpreh Caka.Një ditë më parë u zbuluan 2 rastet në Mirditë, ku reagoi dhe kryeministri Edi Rama. Në një reagim në Facebook, Rama fajësoi punonjësin e burgut “313”, duke thënë se u ka ngjitur virusin prindërve të tij.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!