Djali i vd iq i vetëm në spital, nëna e 13-vjeçarit musliman pëson go ditjen fatale! S’lejohet të marrë pjesë në va rrim, e shikon nga TV

Sipas zakonit islam, trupi tradicionalisht dërgohet në xhami së pari për lutje të veçanta, por për shkak se të gjitha vendet e adhurimit janë mbyllur aktualisht, Ismaili do të merret d irekt në va rreza nga një mor t në jug të Londrës.
MBRETËRI E BASHKUAR– Familja e viktimës më të re të koronavirusit në Britani, nuk mund të marrë pjesë në va rrimin e djalit të tyre, pasi u detyruan të izoloheshin sepse vëllai dhe motra e tij po shfaqin simptoma të sëmundjes.

Advertisements

Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, në jug të Londrës, vdiq i vetëm në Spitalin e King’s College në orët e para të së hënës. Në mënyrë tra gjike, nëna e tij dhe gjashtë motrat tani do të detyrohen të vëzhgojnë fu neralin e tij në një transmetim të drejtpërdrejtë kur të ndodhë.

Shoku i familjes, Mark Stephenson, i cili ngriti një apel në GoFundMe për familjen, tha se vëllai dhe motra më e vogël e Ismailit kanë zhvilluar simptoma të buta, përfshirë një temperaturë dhe humbje të shijes.

Advertisements

Vetëm dhjetë persona do të lejohen të marrin pjesë në funeralin për shkak të kufizimeve të qeverisë.

Sipas zakonit islam, trupi tradicionalisht dërgohet në xhami së pari për lutje të veçanta, por për shkak se të gjitha vendet e adhurimit janë mbyllur aktualisht, Ismaili do të merret direkt në varreza nga një mort në jug të Londrës. Vetëm dy makina do të përbëjnë kortezhin e funeralit.

Një i afërm i djalit i tha MailOnline se dhjetë vajtuesit që do të marrin pjesë në varrosjen e tij do të përbëhen kryesisht nga të afërm meshkuj që përbëjnë disa nga xhaxhallarët dhe kushërinjtë e Ismailit.Miqtë dhe të afërmit kanë shkuar në shtëpi si shenjë respekti, por jo duke hyrë në të. Ata thjesht kanë shprehur ngushëllimet e tyre, dhe kanë folur në distancë, nga dritarja.

“Kjo është një tragjedi për familjen. Ata janë të njohur mirë në komunitetin somalez në Brixton dhe është shumë e trishtueshme për të gjithë ne që Ismaili nuk do të varroset si musliman me të gjitha ritualet tradicionale,”- u shpreh një i afërm i familjes.

Ismaili, rezultoi pozitiv me koronavirus, një ditë pasi u pranua në Spitalin e King’s College. Ai vdiq të hënën në 3 të mëngjesit pasi mushkëritë e tij dështuan dhe ai pati një atak kardiak.

Burimi: DailyMail

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkarkohet kapiteni i aeroplanmbajtëses që dha alarmin për COVID-19 në bord
Artikulli tjetërDel raporti i CIA-s: Kina ka fshehur numrin e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19