Çmenduri në Itali/ Modelja 23 vjeçare rezulton pozitive me koronavirus, pas 56 ditësh karantinë

Në një rast të rrallë të bartjes së koronavirusit të fshehur pa simptoma, studentja italiane Biana Dobroiu, 23 vjeçe, është testuar gjashtë herë për sëmudjen që prej daljes nga spitali dhe vazhdon të rezultojë pozitive edhe pas 56 ditësh.

Advertisements

Studentja dhe modelja part-time nga Bologna, ka qenë mes rasteve të para të diagnostikuara në rajonin e saj me Covid-19.

Ajo u shtrua në spital në 28 shkurt dhe doli e shëruar më 6 mars, duke u vetë-izoluar në shtëpi.

Advertisements

Por prej atëherë ajo ka rezultuar pozitive në pesë teste të tjera dhe ekspertët besojnë se askush tjetër në Itali nuk ka qenë pozitiv për kaq gjatë.

Edhe testi i gjashtë i kryer javën e shkuar ishte pozitiv, gjashtë javë pas diagnozës së parë.

Eksperti vendas Luciano Attard, i spitalit të Sant’Orsola ku Dobroiu u trajtua, tha: “Pacientja ka shëndet të mirë por testet vazhdonin të vinin pozitive. Ne po e studiojmë me kujdes rastin e saj. Deri tani askush tjetër në Itali nuk ka rezultuar pozitiv për kaq gjatë, pasi zakonisht shenjat kanë zgjatur deri në katër javë”.

Dobroiu thotë se do të kryejë teste të tjera, por ajo nuk ka simptoma apo sëmundje të tjera dhe nuk është shumë e shqetësuar. Ajo thotë se vetëm mezi pret të dalë për një shëtitje pasi ka mbetur vetëm në shtëpi me nënë e saj. Kjo e fundit ka rezultuar negative tre herë, megjithse qëndron me të bijën bartese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak11-vjeçarja me tumor te Pediatria puth në distancë mjekun që e trajtoi…forca e jetës që s’ndalon nga COVID-19
Artikulli tjetërItali/ Numri më i ulët i vi ktimave që prej 17 marsit, bien ndjeshëm edhe të infektuarit, rritet numri i të shëruarve