“Çka nuk na vret sot, na forcon nesër”- Rama mesazh qytetarëve: Jemi në një moment shumë kritik të luftës. Po punojmë për…

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh qytetarëve shqiptarë në lidhje me masat shtrënguese për koronavirusit, duke u bërë apel atyre që kanë mundësi të jenë pranë të afërmve të tyre.

Advertisements

Duke cituar një thënie të filozofit Niçe, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se po punon që shtëpia e përbashkët siç e quan ai shtetit, të mos shembet nesër për shkak të dritëshkurtësisë.

Rama: Jeta nuk ka çmim. Hallet janë për njeriun dhe çka nuk të vret të forcon thotë Niçe dhe unë po ju them se gjithsecili prej jush mund të gjej tek vetja ose tek prindërit, tek dikush tjetër në familje provën se çka nuk vret të forcon.

Advertisements

Dhe nëse ky armik nuk do na vrasë, do na forcojë. Qëllimi është që të dalim më të fortë nga ky hall i madh i përbashkët dhe qëllimi im është që ata që janë në hall tu qëndrojmë sa më pranë. Sot kemi pasur 27 persona të infektuar pozitiv.

Jemi në një moment shumë kritik të luftës dhe duke vënë re që për shkak të ecurisë pozitive shumë kush ka filluar të mendojë më shumë se çduhet për të nesërmen dhe të harrojë në këtë moment çfarë është kryefjala dhe duke ju ndjekur në mënyrë të vazhdueshme për t’ju kuptuar më shumë, ka vënë re që shumëkush ka filluar të kërkojë gjëra që janë ende herët për t’i kërkuar.

Ka filluar të qahet për gjërat shtrënguese dhe të kërkojë më shumë se çka i përket të nesërmes. Patjetër që e nesërmja sot ju duket shumë më e vështirë dhe atyre që është më në hall se ju dhe mua vetë që më duhet të bëj gjithçka për të qenë pranë jush dhe për të garantuar që shtëpia e përbashkët të mos shembet për arsye të dritëshkurtësisë në shfrytëzimin e të ardhurave që kemi në dispozicion dhe e nesërmja të mos jetë shumë më e rëndë.

Sot, po të mos kishim marrë të parë masat që morëm dhe po të mos kishte qenë ky mirëkuptim mbarëpopullor dhe rezistenca e mrekullueshme e 99% të shqiptarëve, ne nuk do të numëronim 17 të vdekur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDel raporti i CIA-s: Kina ka fshehur numrin e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19
Artikulli tjetërÇfarë janë corona-bondet që Italia, Spanja e Franca i kërkojnë me ngulm? Kjo do të thoshte që të gjitha shtetet e BE të futeshin në…