‘Cekja e Beratit’ në karantinë: U çamë me ashure, zihem me gruan në shtëpi, mu anuluan shumë koncerte

Me humorin që e karakterizon, Cekja u “ankua” se konsumon përditë ashure dhe si në çdo familje debatet nuk mungojnë si pasojë e qëndrimit të tepërt në shtëpi.
TIRANË– Sejfulla Myftari, i njohur ndryshe si ‘Cekja i Beratit’, ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Vizioni i Pasdites”, për të treguar më tepër mbi ditët e tij në vëtizolim.

Advertisements

Me humorin që e karakterizon, Cekja u “ankua” se konsumon përditë ashure dhe si në çdo familje debatet nuk mungojnë si pasojë e qëndrimit të tepërt në shtëpi.

“Kjo e shkreta u merua, se jam edhe me çunin dhe secili nga ne ka preferencat e tij. Dua mish me fasule, dua gjë tjetër, e më the të thashë. Kjo e shkreta gatuan dhe vetëm gatuan. U çamë duke ngrënë ashure, darkë më darkë ashure. Edhe zihemi! Po ndenje në shtëpi do bësh debate, do zihesh. Më thoshte ime shoqe ‘nuk u mblodhe njëherë në shtëpi’. ’Ja’ i thashë ‘u mblodha’… Po mbusha tre ditë e nuk lëviz, iki vetë pastaj. Paradite dal një ore në një mini-lulishte që kemi afër, tek pull vetëm. Kur më afrohet njeri u them ‘të lutem se më pret një shok në telefon, i flas nga jashtë…”Myftari shprehu se i mungon shoqëria dhe qyteti i Sarandës, në të cilin kalonte çdo fundjavë para se të vetizolohej në shtëpinë e tij.

Advertisements

“Më mungojnë daljet, shoqëria. Dhe Saranda, se kam shtëpi aty dhe në Pogradec. Të paktën një herë në javë jam aty. Plus koncertet të cilat shumë u anuluan. Dasmat, pa lëre koncertet”, përfundoi me humor ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKampione bote në peshat 50 kg, boksierja shqiptare infektohet nga koronavirusi
Artikulli tjetërNjë javë pasi solli në jetë foshnjen e saj, ndërron jetë 27-vjeçarja e infektuar me Covid-19 në Maqedoni