Britania konfirmon 980 vik tima të tjera nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar sot konfirmoi 980 vd ekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, rritja më e madhe ditore e regjistruar në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Advertisements

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha në një konferencë për media se numri i vde kjeve në gjithë vendin nga koronavirusi arriti në 8.958 nga 7.978, sa ishte dje.

“Kjo festë e Pashkëve do të jetë një tjetër provë e vendosmërisë së kombit. Por, pavarësisht se sa joshës mund të jetë moti, sa joshës mund të jetë parku juaj lokal, ne duhet të qëndrojmë në shtëpi”, tha Hanckock.

Advertisements

Ndërkaq, më herët gjatë ditës, zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson, i cili është infektuar me virusin dhe dje u largua nga kujdesi intensiv, tha:

“Kryeministri është përsëri në një dhomë dhe po vazhdon shërimin e tij, që është në një fazë të hershme. Ai vazhdon të jetë në gjendje shumë të mirë shpirtërore”.

“Kryeministri ka qenë në gjendje të bëjë shëtitje të shkurtra, midis periudhave të pushimit, si pjesë e kujdesit që po merr për të ndihmuar shërimin e tij”, tha zëdhënësi.

Para largimit të djeshëm, Johnson i kishte kaluar tri netë në kujdes intensiv, pasi ishte pranuar në spital të dielën e kaluar. Kryeministri rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin më 26 mars.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKryeministri Conte i qartë me dekretin e tij: Deri më 3 maj askush në stërvitje
Artikulli tjetërFrymëzuese: Kryeinfermierja shqiptare lë postin e admistratores së spitalit dhe kthehet në detyrë