Bashkëpunim i rrallë mes rivalëve, Apple dhe Google po punojnë për aplikacionin kundër koronavirusit

Ndonëse janë dy rivalët më të fuqishëm, por në këtë situatë të vështirë që është krijuar nga koronavirusi Apple dhe Google janë bërë bashkë në përpjekje për të prodhuar një aplikacion që do paralajmërojë përdoruesit e celularëve për rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.
SHBA– Mediat e huaja shkruajnë se kompanitë rivale po hapin sistemet e tyre të operimit në mënyrë që edhe në pajisjet iPhone, edhe Android të bëhet i mundur funksionimi i aplikacionit.

Advertisements

Ato do punojnë duke përdorur sinjalet Bluetooth të celularëve për të gjurmuar çdo telefon me të cilin kemi qenë në kontakt të ngushtë. Implementimi ka ngritur shqetësime për thyerje të privacisë, por dy gjigandët thonë se të dhënat do tëe mbeten anonime, dhe nuk do të ketë probleme me shkeljen e privatësisë.

Pra nëse një person që përdor aplikacionin rezulton pozitiv për Covid-19, të dhënat e lëvizjeve të tyre do të ngarkohen në një database publike.

Advertisements

Dhe nga ana tjetër përdorusit e tjerë mund të jenë në gjendje të kontrollojnë më pas nëse janë ekspozuar pranë personave të infektuar. Nëse ndodh kjo, personi do njoftohet përmes një mesazhi në celular se ku dhe kur mund të jetë ekspozuar. Po ashtu do i vijnë disa udhëzime se si duhet të kontrollojë simptomat, të kërkojë testim ose të përdorë vetëkarantinimin.

Burimi: WSJ

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Të qëndrojmë në gatishmëri, distancimi social e vetmja armë që kemi”- Ministri italian i Shëndetësisë: Do të kthehemi në normalitet kur të kemi vaksinën
Artikulli tjetërU frymëzua nga Ermali, Skerdi Faria qethet qeros live