Basha: Rama na talli, ja dy problemet që mbahen të fshehta

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se është meritë e qytetarëve zbatimi i masave kundër koronavirusit dhe jo e qeverisë. Kryedemokrati dha se karantinë ka 2 mijë vjet që aplikohet, ndërsa pyeti “çfarë merite ka qeveria”.

Advertisements

Kryetari i PD tha se qeveria i mori vonë masat, ndërsa denoncoi se testet janë blerë katër herë më shtrenjtë.

“Kemi dy probleme madhore. Sa të besueshme janë të dhënat zyrtare. Jemi vendet me testimet më të ulëta në botë. Ka vatra të reja të koronavirusit. Testimet mbahen të ulëta për të mos treguar dimensionin e infeksionit. Problemi kryesor i qeverisë është se nuk ka plan dhe as strategji. Nuk e kemi përdorur ketë situatë për politike, kemi kontribuar në shëndetin e shqiptarëve. Qeveria i mori vonë masat. Kur ne i kërkuam në shkurt, qeveria u tall. Qeveria humbi kohë. Tamponi testues është blerë me katërfish çmimi. U blenë me vonesë”.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFrika nga Koronavirusi/ Vajza kthehet në infermiere, i heq babait qepjet e kokës për të mos e dërguar në spital
Artikulli tjetërKoronavirusi, mjeku Tritan Kalo flet për pandeminë: Jemi të përgatitur për një valë të dytë, ky është shqetësimi im më i madh