Albin Kurti bën deklaratën e fortë: Edi Rama dhe Hashim Thaçi ekstremistë!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i cilëson si ekstremistë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me qëndrimet e tyre në garën presidenciale amerikane katër vite më parë.

Advertisements

Në një intervistë për Tv Dukagjinin, ai u shpreh se marrëdhëniet me SHBA nuk mund të forcohet duke shprehur mbështetje në garat e tyre elektorale.

‘E mbani mend fushatën e zt.Trump dhe zonjës Klinton. Presidenti i Kosovës që është sot, doli dhe e mbështeti zonjën Klinton. Kur fitoi zotiTrump e kapi një lloj paniku. Në atë kohë ka qenë e qartë në Kosovë dhe Shqipëri fitorja e Klinton. Tash po shkojnë all-in për Presidentin Trump. Këta janë ekstremista. Nuk ndërtohen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetje për një kandidat. Ambasadori Grennell e ka interesin për t’u dëshmuar në politikën ndërkombëtare me menaxhim të krizave e marrëveshje të bahçe. Është interes legjitim i tij. Viti 2020 është vit zgjedhor në SHBA. Nëse ne duam marrëdhënie të fuqishme, miqësi të përhershme me SHBA nuk duhet të përcakohemi në garat e tyre elektorale’, tha Kurti. newsbomb

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI infektuar me koronavirus, ndahet nga jeta ikona e muzikës
Artikulli tjetërInfektohen 9 persona të tjerë me CoVid-19, shkon në 548 numri total i të prekurve në Shqipëri