Aktorja e serialit të njohur “La Casa del Papel”, Itziar Ituno, u infektua me koronavirus.
Advertisements
Ajo luan personazhin e Rakelës, partneres së profesorit në një nga serialet që ka me miliona ndjekës anembanë botës, përfshirë edhe në Shqipëri.
Itziar e konfirmoi vetë lajmin në llogarinë e saj në Instagram, teksa i bënte thirrje të gjithëve të kujdeseshin për shëndetin e tyre.
Advertisements
“Në rastin tim është e lehtë dhe jam mirë, por është sëmundje shumë ngjitëse dhe super e rrezikshme për njerëzit që janë më të dobët. Jini të vetëdijshëm për këtë, mos e merrni lehtë. Shumë kanë vdekur dhe shumë janë në rrezik. Është një kohë solidariteti! Qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët!” shkruan ajo ndër të tjera.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!