Macet janë të afta të transmetojnë koronavirusin. Ky fakt është konfirmuar nga një studim në Kinë, disa ditë më pas ku një grua në Belgjikë transmetoi sëmundjen te kafsha e saj shtëpiake.
Advertisements
Studimi, i ndërmarrë nga hulumtimet në Institutin e Kërkimeve Veterinare Harbin në Kinë , arriti në përfundimin se macet janë shumë të ndjeshme ndaj virusit.
Laboratori zbuloi se kafshët mund të transmetojnë sëmundjen te macet e tjera përmes spërklave të pështymës që ato nxjerrin nga frymëmarrja.
Advertisements
Lajmi vjen një javë pasi një grua infektoi me Covid-19, macen e saj me të cilën kalonte shumë kohë.
Diagnostikimi i maces erdhi vetëm pas një jave, kur gruaja ishte konfirmuar me koronavirus.
Studimi u bë duke hulumtuar disa mace me një dozë të lartë të sëmundjes. Macet të cilat nuk ishin të infektuara u vendosën në kafaze ngjitur me ato që ishin.
Ato nuk ishin në gjendje të preknin njëra-tjetrën, por ishin mjaft afër sa kapën sëmundjen, duke çuar në përfundimin se mund të përhapet midis kafshëve përmes frymëmarrjes. Ky proces u përsërit me një grup tjetër.
Në perfundim të kësaj ekspertët përsëritën që kjo rrit rrezikurn se sëmundja mund të përhapet lehtësisht nga macja te njeriu dhe personat që kanë një të tillë duhet të lajnë sa më shpesh duart.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!