A e ke bërë testin e koronavirusit? Ja cfarë thotë Rama

Prej javësh vendi ynë po përballet me pandeminë globale të COVID-19, ku janë shënuar 17 vik tima. Në një lidhje skype për emisionin ‘Zonë e Lirë’, moderatori Arian Çani pyeti kryeministrin Rama nëse ai e kishte bërë tamponin për koronavirus.

Advertisements

Kreu i qeverisë u shpreh se tamponi nuk mund të bëhet duke plotësuar dëshirat e secilit prej nesh, por me urdhër të ekipit të ekspertëve. Kjo gjë ndodh kur dikush prej familjarëve është i ifektuar dhe ndiqet strategjia e vëzhgimit zinxhir të rastit.

“Unë mendoj se tamponi bëhet me urdhër të ekipit të ekspertëve, dhe duhet të bëhet për ata që janë pjesë e ndjekjes së zinxhirit të strategjisë”.

Advertisements

Bilanci aktual nga koronavirusi në Shqipëri është 304 të infektuar, 17 vi ktima dhe 99 të shëruar.

Numri i vik timave u rrit një ditë më parë, pasi në Spitalin Infektiv në Tiranë ndërroi jetë një 75-vjeçar, i cili ndodhej në terapi intesive.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se pacienti vuante edhe nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbaroni pazaret deri në mesditë, në orën 13:00 nis izolimi total
Artikulli tjetërShqiptari në Romë bën gjestin e madh: Erdha këtu i uritur në ’98-en, e kam provuar urinë