750 të infektuar, 30 viktima dhe 431 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Pëllumb Pipero: Pa një vaksinë, nuk mund të rikthehemi në normalitetin e mëparshëm.
Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por fatmirësisht ditët e fundit numri i rasteve të reja është stabilizuar. Aktualisht në vendin tonë janë 750 persona të infektuar, janë shënuar 30 viktima dhe 431 qytetarët kanë fituar betejën me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 14 raste të reja. Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Ndërkohë ditën e djeshme humbi jetën 52-vjeçar nga Kruja, cili ndodhej prej 8 ditësh në intubim, duke e çuan numrin e viktimave në 30.
Advertisements
Sakaq, Nn spitalet COVID po marrin mjekim 31 pacientë. Sipas ministrisë, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar, 3 pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.Mbrëmjen e djshme, Pëllumb Pipero në emisionin “Open” në Top Channel deklaroi se pa patur një vaksinë për këtë virus, nuk mund të kthehemi në gjendjen e mëparshme. Por ai theksoi se nuk ka vend për dramatizime.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements