101 vjeçarja e “çeliktë”/ I mbijetoi gripit spanjoll, mposhti ka ncerin tashmë ka triumfuar dhe ndaj koronavirusit

Një e moshuar në Nju Jork, që i mbijetoi pandemisë së gripit spanjoll dhe mposhti betejën me ka ncerin, së fundmi ka triumfuar dhe ndaj COVID-19, në moshën 101 vjeçare.

Advertisements

Angelina Frideman, arriti që të mposhte pandeminë e koronavirusit. Por nëna e saj, nuk arriti që të mposhte gripin spanjoll në vitin 1918 dhe vdiq gjatë lindjes së Angelinas, teksa po zhvendoseshin nga Italia për Nju Jork. Familja e të moshuarës, e kanë cilësuar atë si një “heroinë”, pasi ajo ka arritur të kapërcejë gripin spanjoll, kancerin dhe tani së fundmi dhe pandeminë e saj të dytë COVID-19.

Mosha e madhe e të moshuarës, është si rezultat i trashëgimisë, sepse ajo thotë se të gjithë në familjen e saj kanë vdekur të paktën 95 vjeç, përveç një xhaxhai që e “theu” këtë rregull.

Advertisements

Kur mësoi 101 vjeçarja se vuante nga virusi korona?

Angelina u dërgua nga familjarët për një kontroll rutinë në spital, disa javë më parë, por gjatë testimeve mësoi se ishte prekur nga koronavirusi. E moshuara qëndroi disa javë në spital dhe disa ditë më parë u rikthye në shtëpi, pasi dy testet e fundit për COVID-19 rezultuan negative.

Vajza e Angelinas, Merola, u shpreh se nëna e saj vuante nga ethet, por për asnjë moment nuk kishte probleme me frymëmarrjen.

“Mjekët më thonin vazhdimisht se ajo do të bëhet mirë. Ajo është një heroinë e vërtetë, ka kaluar shumë sfida në jetë dhe prap është këtu me ne. Nëse mamanë do ta kisha këtu tani do ti thoja: Ti vazhdo mamush, prej teje ne jemi kaq të gjallë”, u shpreh Merola.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKim Jong Un ka ndërruar jetë? Flet Trump: Unë e di të vërtetën, por…
Artikulli tjetërThe Sun: Vdekja e Kim Jong-un?! Imazhet satelitore tregojnë se vendi po përgatitet për fu neralin