Vendet evropiane të ndërmarrin veprime të guximshme kundër pandemisë, thotë OBSH-ja

Drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për veprime të guximshme, në të gjitha vendet evropiane kundër pandemisë së koronavirusit.

Advertisements

Duke e përshkruar Evropën si “epiqendrën” e re të shpërthimit global, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge tha më 17 Mars se “çdo vend, pa asnjë përjashtim, duhet të ndërmarrë veprimet e tij më të guximshme për të ndaluar ose ngadalësuar kërcënimin nga përhapja e virusit”.

Ai tha se bota po përballet me “kohë të paparë” dhe se është e rëndësishme që vendet “të punojnë së bashku, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të harmonizojnë përpjekjet”.

Advertisements

Vërejtjet e Kluge erdhën ndërsa më shumë vende të BE-së shtrënguan masat e shëndetit publik, që kanë detyruar shumë biznese të mbyllen dhe banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, udhëzimet janë shpallur nga presidenti, Donald Trump dhe kryeministri, Boris Johnson. Ata rekomandojnë që njerëzit të praktikojnë “distancimin shoqëror” – duke qëndruar të paktën dy metra nga njerëzit e tjerë në publik.

Por, as Trump dhe as Johnson nuk kanë imponuar llojin e rregullave të detyrueshme të mbylljes mbarëkombëtare që tani janë në fuqi në vende si Italia, Spanja, Franca dhe Çekia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbrazen kanalet e Venecias teksa koronavirusi ndalon trafikun, spastron ujërat e risjell peshqit
Artikulli tjetër“Nuk i kisha dhënë dorën në palestër”- Meta tregon pse iu nënshtrua testit të koronavirusit: Rezultati negativ, u bë kontroll i dyfishtë sepse…