“Vemje të pështira”/ Mjeku Gëzim Xhepa ‘shp ërthen’ ndaj zyrtarëve për maskat e skaduara(E plote)

Mjeku i njohur Gëzim Xhepa, pas denoncimit të Partisë Demokratike për maskat e skaduara ka deklaruar se ato përhapin infeksione bakteriale, virale, apo mykoide, përfshirë dhe coronavirusin.

Advertisements

“Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza…, me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore…. Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve…, me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide…, përfshirë dhe coronavirusin…”, shprehet në një postim në Facebook, mjeku.

Ai thekson më tej se ai politikan apo zyrtar që ka qenë në djeni të këtij akti të rëndë është një vemje e pështirë dhe kudo në botë do të dën ohej me bu rg.

Advertisements

“Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan…, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve…, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do dēnoheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim…, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli…!!!!”.

Reagimi i plotë:

Larg qëndrimeve politike pro apo kundra maskave të skaduara, që na janë vënë në dispozicion, duke e ndjerë veten të mashtruar, poshtëruar dhe të keqtrajtuar në personalitetin dhe shëndetin tim dhe të kolegëve të mi…, po jap një skemë fispatologjike të problematikave të këtij kontigjenti maskash…: Maskat e skaduara prej 11 vitesh kanë kaluar një magazinim të tejzgjatur… Dihet që malli pasi humbet vlerën, humb dhe peivilegjin e një magazinimi të kujdesshëm… Humbja e kushteve të magazinimit çon në mbivendosje fungesh…, bile në shumë raste dhe pluhrash… Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza…, me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore…. Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve…, me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide…, përfshirë dhe coronavirusin… Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan…, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve…, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do dēnoheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim…, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli…!!!!

Një ditë më parë ekretari i PD-së Gazmend Bardhi denoncoi se 1.2 milion maskat e shpërndara nga qeveria kishin skaduar që në vitin 2011 dhe i kishin shkaktuar alergji mjekëve që i kishin përdorur. Kryedemokrati Lulzim Basha, e cilësoi këtë një veprim kriminal nga ana e qeverisë dhe përgjegjësi duhej dënuar. Rama iu përgjigj nga mbledhja e qeverisë, duke e vendosur vetë një maskë të tillë. Basha iu kundërpërgjigj duke u shprehur se në këtë situatë në të cilën ndodhej Shqipëria, kreu i qeverisë nuk duhej të replikonte me opozitën por të merrte masa reale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjeku Tritan Kalo tregon si shërohen të infektuarit, ja sa kohë pritet të jetë prezent koronavirusi
Artikulli tjetër“Nuk pi ujë, nuk shkoj dot në banjo”, infermierja tregon lodhjen nga koronavirusi