Veliaj jep lajmin e MIRË: Nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat për abonentët e UKT-të

Veliaj jep lajmin e mirë pasi që nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat për abonentët e UKT-të.
Tiranë- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që në këto ditë të vështira përballen me epideminë COVID 19. Përmes një postimi në twitter, kreu i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se duke nisur nga muaji Mars, UKT do të pezullojë kamatvonesat për abonentët.

Advertisements

“Në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e krijuar nga virusi #COVID19, UKT njofton se duke nisur nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat për abonentët. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga UKT”, shkruan Veliaj.

Po kështu, më herët kreu i Bashkisë së Tiranës njoftoi se afati për kreditë e buta shtyhet deri më 17 maj. Ndërkohë, ai ka deklaruar se Këshilli Bashkiak Tiranë do të marrë vendimin për të shtyrë detyrimet e bizneseve deri në qershor, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vend.

Advertisements

Rritet bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve. Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Këtu është nata me ditën”, Stresi ‘ngec’ në Greqi por s’preferon të kthehet në vend: Do të doja të isha jashtë Shqipërisë në këtë situatë
Artikulli tjetërMorën pjesë vetëm 3 veta, rruga u dezinfektua menjëherë, pamje nga var rimi i 66-vjeçarit që vd iq na Ko ronaviruisi