Veliaj del bllof për dizifektimin/ Video është filmuar të hënën, por postohet dhe të enjten

Teksa gjendja në vendin tonë është e rënduar prej Covid-19 dhe numri i të infektuarve po rritet nga dita në ditë, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vazhdon dhe bën sikur punohet.

Advertisements

E themi këtë pasi Bashkia e Tiranës ka nisur të riciklojë videot, për dezinfektimin e rrugëve në kryeqytet.

Në faqën zyrtare të Bashkisë së Tiranës u publikua një video gjatë mëngjesit të sotëm që tregonte punën, e cila po bëhet në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19.

Advertisements

Krahas saj shkruhej:

Mirëmëngjes nga një Tiranë totalisht e dezinfektuar! Por kjo ka pak vlerë nesë shkelim rregullat e daljes në grupe. Ndaj, JO PANIK, por edhe JO PIKNIK!
Por kjo video nuk është bërë në të gdhirë të mëngjesit të sotëm, pasi një qytetare ka shpërndarë në Facebook të njëjtën video me të njëjtët persona dhe në të njëjtin vend. Dhe kjo video është bërë në orën 18:58 të pasdites, të hënën.

Mesa duket edhe në këto ditë vështira Veliaj e ka mendjen akoma te propaganda sikur po punohet. Më poshtë po sjellim të dyja videot.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKryeministri Rama tha se do falen kamatvonesat, reagon OSHEE
Artikulli tjetër“Mbyllni dyer dhe dritare. Helikopterë do kryejnë spërkatje gjatë natës kundër koronavirusit”, flet Rama