Një avokat është ndaluar në Fier për të cili Faxweb.al mëson së quhet Klaudio Xhymerti dhe që ka edhe precedentë të mpërshëm penal.
Advertisements
30-vjeçari është ndaluar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Kr imin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 08.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Ar rest në b urg” për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjatë kohës që ka qënë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, Xhyrmeti nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale
Advertisements
Ndalimi I tij është bërë nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, ndërsa materialet proceduriale i kaluan SPAK për veprime të mëtejshme.
Rreth një vit më parë Xhymerti është arr estuar bashkë me Nën/Komisar Marjon Hasanbasha., 32 vjeç, me detyrë Specialist i Kr imeve pranë Komisariatit të Policisë Fier dhe Nën/Komisar Erjon Muhaj, 34 vjeç, me detyrë Specialist i Kr imeve, pranë Komisariatit të Policisë Fier.
Tre të arrestuarit sipas Policisë, realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arr estime apo ndalimin e tyre për kallëzime që nuk përmbanin vepra penale.
Gjykata e Fierit kishte vendosur për lirimin e tij nga bu rgu, ndërsa çështja ishte dërguar në Gjykatën e Apelit në Vlorë, teksa kjo e fundit vendosi edhe ndalimin e tij që u bë sot.
“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, pas disa muaj hetimesh pro-aktive, finaluzuan operacionin “Mashtruesit”, duke bërë të mundur ekzekutimet e vendimeve të arre stit për:
– K.Xh., 29 vjeç, me profesion Avokat, nga Fieri;
– Nën/Komisar M.H., 32 vjeç, me detyrë Specialist i Kr imeve pranë Komisariatit të Policisë Fier;
– Nën/Komisar E.M., 34 vjeç, me detyrë Specialist i Kr imeve, pranë Komisariatit të Policisë Fier”, njoftonte Policia vitin e kaluar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!