U denoncua live në ‘Open’ se mund të ishte i infektuar me Koronavirus/ Qytetari rezultoi pozitiv

Dy ditë më parë në emisionin Open, gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni ndërsa raportonte live, një qytetar që po intervistohej prej saj denoncoi se miku i tij mund të ishte i infektuar me covid-19.

Advertisements

Qytetari me insistim kërkonte prezencën e mjekëve për ta verifikuar këtë pasi megjithëse i kishin telefonuar disa herë 127-ës nuk kishin marrë përgjigje dhe as mjeku nuk kishte shkuar në shtëpi, pavarësisht se siç qytetari tregoi në Open miku i tij kishte ditë me temperaturë të lartë.

Top Channel e ndoqi rastin deri në fund, ku pas komunikimit me shefin e emergjencës Kombëtarë Skëndër Brataj, mjekët shkuan të verifikonin rastin në fjalë.

Advertisements

Sot në edicionin informativ maratonë në Top Channel, gazetarja Sidorela Gjoni konfirmoi se miku i qytetarit kishte rezultuar pozitiv me covid-19, por gjendja e tij është e mirë.

Ndërsa miku i tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë të covid-19, por megjithatë ai është vetë izoluar për çdo rast.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkencëtarët e Harvardit: Ky është trajtimi i vetëm për koronavirus
Artikulli tjetërNën ethet e koronavirusit, ja rastet sipas vendeve në të gjithë botën(Tabela)