Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka fillua masat e tij të para kundër pandemisë Koronavirus
Advertisements
Presidenti i SHBA në një adresim popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të pezullojë të gjitha udhëtimet nga Europa për 30 ditë.
“Që të kemi më pak raste të reja që hynë në vendin tonë, në do të pezullojmë të gjitha udhëtimet nga Europa në SHBA për 30 ditët e ardhshme”, ka thënë presidenti amerikan.
Advertisements
Për momentin në SHBA ka të regjistruar 1276 raste, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Presidenti Amerikan jua adresua kombit nga Zyra Ovale në Washington, ku tha se vendi i tij ka afër 1300 të prekur nga koronavirusi.
“Ne do të punojmë dhe me shpejtësi do ta mposhtim këtë virus”, tha Trump.
“E ardhmja e jonë do të jetë më e ndritur. Veproni me përkushtim dhe dashuri dhe ne do të shërohemi”, tha ai.
Trump po ashtu ka thënë se do të jap kredi dhe do të ndihmojë bizneset e vogla të cilët do të preken nga pandemia. /GazetaExpress/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!