Trump kërkoi të Drejtën Ekskluzive të vaksinë kundër koronavirusit, reagon firma gjermane: Nuk ia japim, ja cdo bëjmë po e gjetëm

Mediat gjermane kanë njoftuar ditën e djeshme se Presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar 1 miliard dollarë për të blerë një firmë gjermane, e cila po zhvillon kërkime për vaksinën kundër koronavirusit.

Advertisements

Trump u kishte kërkuar shkencëtarëve që të shkojnë në SHBA që të vazhdojnë kërkimet për vaksinën.

Ideja e Trumpit ishte që të sigurojë një të drejtë ekskluzive të vaksinës së koronavirusit.

Advertisements

Por duket se përpjekja e Trump ishte e kotë, pasi pronari i firmës bioteknologjike “Curevac”, Dietmar Hopp, ka thënë se nuk ia shet SHBA-së as firmën, dhe as rezultatet e kërkimeve.

Ai thotë se nëse vaksina do të zhvillohet, do t’ua shpërndajë njerëzve në të gjithë botën.

Dietmar Hopp është njëri prej njerëzve më të pasur të Gjermanisë.

Ai është bashkëthemelues i firmës SAP. Sipas listës së Forbes-it të vitit 2018 pasuria e tij llogaritet të jetë rreth 10,2 miliardë dollarë. Në shtator 2012 Hopp investoi 80 milionë euro në firmën “CureVac”.

Firma CureVac, e vendosur në jug të Gjermanisë po bën kërkime për disa vaksina të mundshme, dhe dy prototipe do të zgjidhen për test.

Dy javë më parë, shefi i atëhershëm i bordit i CureVac, Daniel Menichella u takua në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin dhe me stafin e tij. Nëntë ditë pas takimit, më 11 mars, firma CureVec e largoi Menichellan nga posti dhe e zëvendësoi me themeluesin e kompanisë Ingmar Hoerr.

Në mars 2015 në këtë firmë investoi 46 milionë edhe fondacioni i Bill dhe Melinda Gates. Hopp është kritik i ashpër i papërgjegjësisë së të pasurve. Ai thotë se të pasurit duhet të kujdesen që ata që kanë më pak të kenë shanse të barabarta për të përparuar në shoqëri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdahet nga jeta ish zv.drejtori i Policisë së Tiranës
Artikulli tjetër“Numri i personave të prekur mund të jetë mbi 400”, mjeku Pipero tregon si mund të parandalojme pandeminë