Tronditëse në Wuhan/ Banorët deklarojnë se ka 42 mijë viktima, qeveria njofton vetëm 3302

Deklarata tepër tronditëse vijnë nga mediat lokale të Kinës sa i përket shifrave reale nga koronavirusi.

Advertisements

Bazuar tek statistikat zyrtare, Covid-19 që shpërtheu në Wuhan, provincë e Hubei ka marrë jetën e 3302 personave dhe ka infektuar më shumë se 81 mijë njerëz në Kinë.

Nga numri total i viktimave, autoritetet kineze thonë se 3.182 janë në provincën Hubei.

Advertisements

Mediat lokale thonë se shifrat janë 10 herë më të larta dhe koronavirusi ka vrarë 42 mijë persona në qytet, raporton Mail Online.

Sipas banorëve në Wuhan, janë shpërndarë 500 urna, qypa për hirin e viktimave në ditë nga Covid-19, në shtatë shtëpi varrimi që i shërbejnë këtij qyteti.

Këto të dhëna tregojnë se ka patur 3500 viktima çdo 24 orë. Shtëpitë funerale në Hankou, Wuchang dhe Hanyang u kanë thënë familjarëve se do të marrin qypat me hirin e të viktimave përpara datës 5 prill, data e festivalit Qing Ming ku njerëzit kujdesen për varret e të ndjerëve.

Sipas mediave lokale, në një periudhë 12 ditorë supozohet të jenë shpërndarë 42,000 urna për trupat e 42, 000 viktimave të Covid-19.

Këto të dhëna vijnë 2 muaj pasi u izolua provinca me 50 milionë banorë.

Në hartën me përditësimet në kohë reale, duket se ShBA ka numrin më të lartë të të infektuarve ndërsa Italia ka numrin më të lartë të viktimave. Kina renditet në vendin e tretë sa i përket shifrave të deklaruara nga qeveria./a.m/noa.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi/ Shefja e epidemiologjisë tregon si parashikohet të jetë kjo javë
Artikulli tjetërÇfarë di Suedia që po vepron ndryshe nga e gjithë bota në këtë situatë pandemie?