Tirana në shtetrrethim, por puna tek Unaza e Re vazhdon ditë e natë me makineri të rënda

Ndërkohë që vendi është në shtetrrethim nga koronavirusi dhe ndalohet lëvizja e mjeteve pas orës 13:00, në Unazën e Re punimet nuk ndalen.

Advertisements

Gazetari i Ora News, Elio Laze, përmes një lidhjeje në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ka treguar se edhe në orët e mbrëmjes vonë punohet nga firma “Salillari”.

Laze tha se në kantier ndodhen mbi 50 persona dhe disa dhjetëra makina të rënda duke punuar pa ndaluar.

Advertisements

Laze: Ndodhem në Unazën e Re të Tiranës, në Astir, aty ku fjala shtetrrethimi nuk njihet. Edhe pse është e ndaluar që të qarkullohet pas orës 13:00, frima Salillari vazhdon punimet pa u ndalur. E gjithë kjo zonë ëhstë nën pushtetin e mjetev që punojnë pa u ndaluar. Janë një numër i lartë shumë i lartë punëtorësh, disa me doreza disa pa doreza.

Për të gjitha firmat e tjera ndalon puna në orën 13:00. Mund ta them me përgjegjësi që në të gjithë Tiranës është i vetmi kantier që punon natë e ditë. Nuk e di nëse zotërinjtë kanë një leje të posaçme, por nuk është publikuar gjë, dhe nuk na kanë thënë gjë që kanë një leje të posaçme.

Nuk ruhen distancat e sigurisë. Janë mbi 50 punonjës, ndërsa mjetë të rënda që ngarkohen me inerte janë diku mbi 15, janë dhe ata merrem me trafik ndarësen.

Nuk dihet nëse firma ka një leje të posaçme për të punuar edhe përtej fash-orarit të caktuar nga qeveria, po deri më tani diçka e tillë nuk është bërë publike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSkënder Brataj pas infektimit tregon siptomat: Dhimbje në çdo pjesë të trupit
Artikulli tjetërMjeku Pipero paralajmëron: Do të infektohet 60% e popullsisë nëse …