Testohen për koronavirus mësuesi dhe faturinoja në Elbasan, zbulohen rezultatet

Një lajm shumë i mirë vjen nga Elbasani këtë ditë vere.

Advertisements

Dy rastet e fundit të analizuara në këtë qytet me dyshime të forta për shkak të simptomave që kanë pasur kanë rezultuar negativ për COVID19. Lajmi konfirmohet nga drejtori rajonal i Shëndetit Publik Xhevahir Budani.

Dy të testuarit e një nate më parë kanë qenë me profesion mësues dhe faturino, dhe fatmirësisht kanë rezultuar të paprekur nga Covid 19. Deri në këto momente thotë Budani nuk ka asnjë telefonatë për raste të dyshuar me shenja klinike COVID-19.

Advertisements

Në vendin tonë derimë tani janë konfirmuar 33 raste me koronavirus, ndërsa vetëm dy prej tyre janë zbuluar në qytetin e Elbasanit.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 19 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 1 rast

Elbasan 2 raste

Fier 4 raste

Rrogozhinë 2 raste

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNga Kolera në 1994 te Gripi i Derrit në 2009, mjeku i njohur nxjerr fotot brenda Infektivit dhe i qetëson të gjithë
Artikulli tjetërFoshnja e sapolindur në Angli rezulton me koronavirus. Mjekët nisin hetimet