Teksa koronavirusi po “pushton” botën, miliarderi gjerman jep pak shpresë

Pronari i kompanisë farmaceutike “Curevac”, njëkohësisht edhe miliarder, Dietmar Hopp ka folur për gjendjen e vështirë që është krijuar nga koronavirusi.

Advertisements

Ai ka thënë se krijimin e vaksinës kundër koronavirusit e pret në vjeshtë.

Ndërkohë kujtojmë se mes këtyre ditëve të vështira nga koronavirusi Hopp kundërshtoi edhe ofertën e presidentit amerikan Donald Trump për të blerë kompaninë e tij, duke shpjeguar se do të bënte një vaksinë për mbarë botën.

Advertisements

“Gjëja e parë që duhet të them është se, edhe nëse shpikja jonë do ketë sukses, njerëzit e sëmurë nuk mund të kurohen me këtë vaksinë. Sidoqoftë, vaksina mund të parandalojë që njerëzit e shëndetshëm të sëmuren nëse, për shembull, pandemia intensifikohet dimrin e ardhshëm, siç thonë disa ekspertë.”-është shprehur Hopp në mediat gjermane.

Ndër të tjera ai tha se nëse kursi i tanishëm i kërkimit mbetet pozitiv, provat klinike do të nisin gjatë verës.

“Presioni është i madh, por miratimet nga autoritetet do të arrijnë më shpejt se në raste të tjera sepse çështja është delikate. Unë pres që vaksina të jetë gati në vjeshtë.”-deklaroi ai.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar. forbes.com

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakItalia në ko laps nga Ko ronavirusi, Presidentja e Shoqatës së Spitaleve jep al armin: Nuk ka më ilaçe
Artikulli tjetërKor onavirus tremb edhe Erdoganin, nuk ka më futboll as në Turqi