Takoi italianin që sapo kishte ardhur në Shqipëri, infermierja nga Këlcyra dyshohet se ka koronavirus(Detaje)

Një infermiereje në fshatin Ballaban të Këlcyrës po i merren mostrat për t’u testuar për koronavirus.

Advertisements

Infermierja, së fundmi ka takuar një italian që sapo ishte kthyer nga Italia dhe dyshohet se është gjithashtu e prekur nga virusi.

Mësohet se asaj po i merren mostrat tek shërbimi i patologjisë në spitalin e Gjirokastrës “Omer Nishani”.

Advertisements

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz. Dosja.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk pi ujë, nuk shkoj dot në banjo”, infermierja tregon lodhjen nga koronavirusi
Artikulli tjetërChiara Ferragni mbledh shumën marramendëse kundër Koronavirusit