Specialisti i sëmundjeve infektive në SHBA: Nëse shumë persona sëmuren njëkohësisht, atëherë nuk ka sistem që …

Specialisti i sëmundjeve infektive në St. Mery’s Hospital, në SHBA, Arjet Gega në një intervistë televizive të dhënë së fundi, ka folur lidhur me përhapjen e COVID-19 në të gjithë botën, teksa tha se mënyra më e mirë për ta parandaluar është distancimi sociale dhe shmangia e lëvizjeve.

Advertisements

Ai tregon se në SHBA të gjithë njerëzit janë të ngujuar në shtëpi, dhe se Amerika dhe bota perëndimore, nuk e morën seriozisht në kohë përhapjen e koronavirusit.

“Jemi të ngujuar në shtëpi. Sëmundja në Amerikë u mor seriozisht rreth para dy javësh. Bota perëndimore dhe amerika humbi një pjesë të mirë të kohës. Por amerika ka pasur problemin e testimit”, deklaroi Gega.

Advertisements

Ai u shpreh se duhet distancimi social dhe diagnostikimi apo izolimi sa më i shpejtë i rasteve.

“Skenari më i keq do të jetë ai i Italisë. Sëmurja e shumë njerëzve njëkohësisht do të jetë problem. Nuk ka sistem në botë qoftë në Amerikë që ta përballojë një fluks të tillë”, tha Gega.

Më tej ai theksoi se rrezikshmëria e COVID 19 është se shumë njerëz sëmuren shumë rëndë. “Nëse kjo ndodh në të njëjtën kohë shkakton mbipopullim të spitaleve dhe sjell zgjedhjen “se cilin do të jetojë apo do të vd esë”.

Masë shumë e rëndësishme është distancimi social, qoftë edhe kontaktet familjare. Duhet të qëndrojnë patjetër të izoluar, larg fëmijëve, pridërve dhe njerëzve të tjerë.

Higjena personale është shumë e rëndësishme. Ky virus transmetohet nga kontakti dhe me anë të bulzave. Kur kollitemi duhet të tregojmë shumë kujdes”, u shpreh Gega për Abc Neës.

Sa zgjat kjo epidemi?

Gega: Sot është e vështirë të thuhet. Po të shohim në Kinë rastet e reja kanë rënë. Besoj që faza e parë mund të zgjasë rreth 1 muaj apo dy muaj. Nëse qindra persona sëmurën për një kohë të shkurtër do të kemi skenarin e Italisë.

Egziston frika se virusi mund të rikthehet?

Gega: Familja e koronavirusit shkakton sëmundje të ngjashme me gripin. COVID 19 nuk do të zhduket plotësisht me ardhjen e temperaturave të ngrohta.

Do të jetë një virus që do të qëndrojë me ne, nuk do të largohet plotësisht. Do të kemi më shumë imunitet, një vaksinë mund të studiohet në muajt në vazhdim. Pandemitë na bëjnë të kuptojmë se edhe rruzulli tokësor është një sistem më vete.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Sot nis furtuna”, Rama flet për 20 pacientët e shtruar në Infektiv
Artikulli tjetërMjekja 43-vjeçare me koronavirus i përlot të gjithë dhe ka një lutje: Shihni vuajtjen në sytë e mi(Video)