Spanja në kolaps prej koronavirusit! Të moshuarit e braktisur, gjenden të vdekur në krevatet e tyre

Të moshuar të braktisur në shtëpitë e tyre të pushimit dhe disa të tjerë të gjetur të vdekur në krevatet e tyre.

Advertisements

Është ky skenari shokues me të cilën u përballën disa agjentë spanjollë, teksa po kontrollonin në shtëpitë e pushimit në vend. Emergjenca e koronavirusit në Spanjë, shpërtheu në mënyrë të dhunshme dhe ashtu si në Itali, rrezikon ta çojë sistemin shëndetësor në kolaps.

Kush e pëson më shumë nga shpërhapja e virusit, njëlloj si në shumicën e vendeve, janë të moshuarit. Ministria e Mbrojtjes spanjolle, konfirmoi rastion e të moshuarve të braktisur, kufomat e të cilëve u gjetën në krevat, duke bërë që të hapen hetimet.

Advertisements

Ushtria e cila gjeti trupat e të moshuarve, u dërgua edhe në disa qendra të tjera. Pas këtyre episodeve Ministria e Shëndetësisë bëri e dije se do të bëhen kontrolle të tjera të ashpra për të garantuar që të moshuarit të marrin kurat e nevojshme.

Në Spanjë ndërkohë situata po bëhet dramatike, ku viktimat kanë arritur në 2808, ndërsa numri total i të prekurve ka shkuar në 39885. /a.y/noa.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDrejt shërimit nga koronavirusi, 62-vjeçari nga Elbasani rezultoi negativ në testin e parë
Artikulli tjetërSkënder Brataj pas infektimit tregon siptomat: Dhimbje në çdo pjesë të trupit