Siç paralajmëroi edhe kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, edhe kjo fundjavë do të kalojë në izolim total në të gjithë vendin me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga ora 13:00 e ditës së sotme (e shtunë 28 mars), dhe deri të hënën në orën 05.00 të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjithë qepenat e dyqaneve, tregjeve do të jenë mbyllur.
Advertisements
Rama njoftoi dje se nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes
“Gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar. Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane.”-tha Rama.
Advertisements
Një model të ngjashëm ndoqi edhe Kina përgjatë epidemisë, ku vetëm një anëtar i familjes lejohej për të bërë pazar një herë në tre ditë.
Aktualisht në Shqipëri janë 186 persona të infektuar, prej tyre 8 kanë humbur jetën dhe 31 janë shëruar.77 pacientë ndodhen në spitalin infektiv, 5 janë në terapi intensive.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!