Top Channel ka siguruar pamjet e kamionit me një ngarkesë prej 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid 19 me destinacion Shqipërinë, që u bllokua nga dogana greke dhe nuk u lejua që të hynte në territorin tonë.
Advertisements
Ende nuk është dhënë një shpjegim i qartë se pse kjo sasi maskash nuk u lejua të kalonte në vendin tonë, kur situata e pacientëve me CoVid-19 vijon të përkeqësohet.
Në pamje shihet se kamioni ka targa shqiptare të qytetit të Delvinës ndërsa në të është e ngarkuar e gjithë sasia e maskave mbrojtëse.
Advertisements
Top Channel mësoi se sasia e maskave ishte ngarkuar në një kompani greke( Sarantis Eebe) dhe sapo kamioni u paraqit në doganën e Pireut, për të kryer procedurat doganore, kjo e fundit, njoftoi kompaninë eksportuese greke , se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve, me destinacion vendet e treta.
Dogana sqaroi se rekuizimi parashikon bllokim ,dhe kalimin e sasisë në favor të ministrisë së emergjencave civile,e cila do t’i shpërndajë ato nëpër spitale,farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës,plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese.(3-7%)
Skandali shtohet edhe më tepër,mbas denoncimit të shumë kompanive që importojnë maska dhe dizifektantë, të cilët denoncojnë sekuestrim të menjëhershëm në doganë, të 30%të sasisë së këtyre materialeve,sapo ato hyjnë në territorin grek, çka ka sjellë shumë ankesa për këtë sjellje te pa precendente te autoriteteve doganore greke.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!