Call Centerat në Shqipëri janë të lidhura me një skemë ndërkombëtare të ngritur nga grupi Milton. Kjo është gjetur nga një hetim i kryer nga Organizata për Raportimin e Kr imit dhe Korrupsionit (OCCRP).
Advertisements
I ashtuquajturit “mashtrimi i dhomës së bojlerit” u zbulua kur një spiun i dha dokumentat një gazete suedeze Dangen Ny-Heter dhe OCCRP-së.
Dokumentat tregonin me prova se si punonjësit e call centerit në pronësi të grupit Milton në Kiev, Ukrainë po i mashtronin qytetarët të fusnin para në “investime” të vogla. Me pas atyre nuk i lejohejë më të largoheshin dhe përmes presionit i kërkohej të investonin më shumë para në skemë.
Advertisements
Përmes “presionit të fortë psikologjik”, disa u kërc ënuan që të merrnin kredi të mëdha dhe disa të tjerë u mashtruan, pasi punonjësit e call centerit i treguan një letër të rreme se ata ishin nga rregullatorët financiarë të Britanisë.
Hetimi i cili përfshiu gazetarë nga e gjithë bota dhe intervista me më shumë se 180 v iktima gjeti lidhje ndërmjet skemës së ngritur nga grupi Milton dhe disa call centerave në Shqipëri, dhe në Maqedoninë e Veriut.
Por këto lloj skemash u raportuan të zakonshme dhe prej kohësh në funksion, dhe se Shqipëria po përdorej nga kompani të dyshimta për të kryer punë imorale dhe të të paligjshme.
Exit News foli me një burim, i cili më parë ka punuar në një call center, i cili drejtohej nga një grup i bazuar në Qipro, me skemat Forex. Qendra e Call Centerit tani nuk funksionon më. Ai shpjegoi me detaje se si kompania qipriote vendosi të përdorë punonjës shqiptarë dhe të ngrejë një zyrë në Tiranë për të ulur shpenzimet. Ai shpjegoi se si ata u trajnuan për të targetuar moshat e mëdhaja, dhe për të ushtruar presion ndaj atyre që jetonin vetëm ose ishin sëmurë.
“Këto lloj njerëzit shikoheshi si “target i thjeshtë” dhe ne na u mësua se si mund t’i mernin atyre më shumë para. Ata na thanë të përdornim emra fallco, të shtireshim sikur ishim miq me to dhe madje t’i kontaktonim ato edhe jashtë orarit të punës”, tha ish-punonjësi për Exit News.
“Ne na u tha të përdornim WhatsApp për të folur me to pasi të kishim vendosur kontaktin e parë me telefon në zyrë, i cili regjistrohej në rast kontrolli – në këtë mënyrë ne mund të shkelnim rregullat për të shitur më shumë dhe pa asnjë provë”, shtoi dëshmitari.
Burimi shpjegoi se kur ai ose punonjësit e tjerë ndiheshin shumë në faj për veprimet që po bënin, shefi i tij, i cili ishte zëvendësi i drejtuesit të zyrës së Qipros, i ofronte atyre alkool dhe madje në disa raste edhe kokainë për të arritur rezultatet:
“Presioni ishte shumë i madh. Ai, drejtuesi i ekipit, më thoshte “nëse ata janë mjaftueshëm budallenj sa për ta ngrënë këtë, atëherë ata e meritojnë të humbin gjithçka”.
Punonjësit ishin mësuar të konkuronin me njëri-tjetrin për numrin e klientëve, për paratë e marra, dhe për numrin e personave që bindnin për të mos u tërhequr nga skema edhe kur ata nuk donin.
Burimi i Exit News shpjegoi se si drejtuesi i tyre mburrej shumë sepse në katër vjet nuk kishte ikur asnjë klient. Në fakt, Exit News gjeti komente në forumet në rrjet ku drejtuesi i këtij call centeri, permendejë për presionin dhe mënyrën jo etike, me të cilën ai sillej me punonjësit dhe me klientët. Në këto forume gjeje edhe komente nga vi ktimat, personat e mashtruar, të cilët shkruanin se ata nuk kanë pasur mundësi të tërhiqnin fondet e tyre në asnjë nga “investimet” e tyre.
Exit gjithashtu ka edhe të dhëna se si punonjësit e call centerave në Shqipëri vidhnin të dhënat personale të klientëve për të hapur llogari të rreme tregtare të llojit Forex për të vjedhur kompaninë dhe më pas për të dërguar para në llogari të rreme të tipit Skrill në pronësi të tyre. Provat përfshijnë edhe kopje të leternjoftimit të klientëve dhe udhëzime se si të hapen llogaritë.
Exit News vërtetoi se kompania në fjalë është larguar nga Shqipëria dhe po monitorohet nga Autoriteti i Sjelljes Financiare në Britani (FCA) për shkak të praktikave të tyre të biznesit. Një email i parë nga Exit, detajonte të dhënat e dërguara tek FCA nga një spiun, duke detajuar raste të sjelljes jo etike dhe të paligjshme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!