Një skandal i vërtetë është regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku termometrat e matjes së temperaturës te qytetarët që hyjnë nga Greqia nuk punojnë.
Advertisements
Ka qenë gazetarja e Fax Neës Ervina Shehaj ajo që ka qenë sot në vëzhgimin e kësaj pike kufitare, ku termometri shënon 29 gradë celsius, pavarësisht se nëse do të kishte realisht një temperaturë të tillë, qytetari do të ishte në gjendje të rëndë për jetën.
Janë dy mjekë në këtë pikë të kalimit kufitar që kontrollojnë të gjithë pasagjerët që vijnë nga Greqia, duke i pyetur ata dhe për historikun e udhëtimit dhe nga qytetet ku vijnë.
Advertisements
Duhet thënë se temperatura është një nga elementët më bazikë të kontrollit, e kur dështon ajo, çfarë mund të themi për të tjerat…
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme, dhe raportimin e gazetares.
Derimë tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus, ndërkohë që qeveria shqiptare pretendon se i ka marrë të gjitha masat për të përballuar çdo lloj situate. Por në një kohë kur nuk punojnë as termometrat, nuk dimë të themi nëse punojnë aparatet e frymëmarrjes së kontrolluar nëpër spitale, apo paisje të tjera.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!