“S’ka plan për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë”/ Thaçi: Deklarata e SHBA-së bindëse, duhet të rifillojmë dialogun

Thaçi ka falëndetuar zyrtarët amerikanë për deklaratën, se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kosovë- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Twitter ka falënderuar zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi SHBA hodhi poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete, Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh. Thaçi ka bërë thirrje që të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë dhe të bëhet anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Advertisements

“Faleminderit Richard Grenell, Matt Palmer dhe Ambasadës së Amerikës në Kosovë, për një tjetër deklaratë bindëse. Ne duhet të përdorim vrullin dhe mbështetjen e SHBA’ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm i këtij qëllimi”, shprehet Thaçi në një postim në Twitter.Një ditë më parë, SHBA deklaroi se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pak më herë reagoi edhe Ramush Haradinaj, i cili u shpreh se kjo deklaratë e SHBA-së është garancia që duhet Kosovës për të ecur përpara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjithë vendi në ‘shtet-rrethim’! Askush nuk kujtohet për minatorët, të ngjeshur në galeri dhe ashensore, përhapja e covid-19 mund të jetë e frikshme
Artikulli tjetërRrezikoi jetën për ta parë në grahmat e fundit, humb nënën me Covid-19, djali britanik pëson ‘shok’: Ishte torturë, donte të fliste por nuk…