Shkencëtarët kanë zbuluar se koronavirusi i ri SARS-Cov-2 që shkakton Covid-19 ka një gjen që ka zhvilluar mutacion dhe që gjendet gjithashtu edhe në Virusin HIV.
Advertisements
Është pikërisht kjo veçori unike që e mënjanon atë nga pjesa tjetër e koronaviruseve të njohura deri më sot, besojnë ekspertët, raporton Daily Mail.
Studiuesit nga Pekini dhe Shanghai që studiuan 103 mostra të koronavirusit të ri, gjetën dy shtame të tij, që i quajtën L dhe S dhe sipas tyre, shtama L ishte më e zakonshme e gjithashtu më agresivja, por është përhapur gjithnjë e më pak që nga fillimi i janarit.
Advertisements
Studiuesit thonë se ekzistojnë dy lloje të të njëjtit koronavirus që infekton njerëzit dhe se shumica e tyre në mbarë botën, duket se janë prekur nga forma më agresive e tij, pra shtama e quajtur prej studiuesve ‘L’.
Të paktën 93,000 njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe gati 3.200 kanë vdekur, ndërsa 50,000 janë shëruar nga sëmundja.
Ekipi i ekspertëve nga Pekini dhe Shanghai tha se 70 përqind e njerëzve janë prekur nga lloji më agresiv i virusit, e kjo shkakton faktin që sëmundja ka shpërthyer në mbarë botën që nga fillimi i janarit.
Por ndryshe nga ditët e para, tani kjo përhapje po sheh ritme të ngadalta.
Fakti që ekspertët e dinë që virusi mund të pësojë mutacion, mund ta bëjë më të vështirë mbikqyrjen ose trajtimin e pacientëve të prekur, dhe ngre frikën që pacientët e rikuperuar mund të riinfektohen.
Ekspertët paralajmëruan se studimi që zbuloi mutacionin përdori një sasi të vogël të të dhënave – 103 mostra – kështu që nevojiten më shumë hulumtime. Studimi është kryer nga ekspertë të Universitetit Peking në Beijing,, Universiteti i Shanghait dhe Akademia e Shkencave Kineze./PANORAMA
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!