Si do ndryshojë moti gjatë orëve në vijim, ja çfarë paralajmërojnë sinoptikanët për nesër

Kushte të paqëndrueshme meteorologjike me mot të vranët dhe reshje të dobëta shiu në veriperëndim kane perfshire vendin nga mengjesi i sotëm.

Advertisements

Por moti i vranët do të vijojë deri në fund të ditës dhe deri në orët e pasdites i gjithë territori do të shoqërohet nga reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet kryesisht mesatar ndërsa në veriperëndim deri të lartë, raportojne sinoptikanet.

Reshjet me intensitet mesatar vijojnë deri në mesnatë në të gjithë vendin ndërsa me itensitet të lartë në jug dhe një pjesë të qëndrës.

Advertisements

Sipas ekspertëve nga Sherbimi Meteorologjik Ushtarak, për shkak të erës së fortë jugore temperaturat sot në vlerat e mesditës arritën nga 17ºC në zonat malore deri dhe në 24ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Por si do të vijoj moti për ditën e nesërme, e merkure?

Deri në orët e para të mëngjesit vijonë moti i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar. Më pas deri në fund të ditës moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu lokale dhe afatshkurtra në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Temperaturat në të dyja vlerat vlerat (minimale dhe maksimale) pritet të pësojnë rënie.

Ato minimale parashikohen nga 3ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato të ulta e bregdetare ndërsa ato në vlerat e mesditës parashikohen nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE dhimbshme! Ish-bashkëshorti e donte djalë, ka 15 vjet që nuk e takon vajzën(Video)
Artikulli tjetërAstrit Patozi: Bulevardi, si këmbanë për zgjimin e Shqipërisë normale