Temperaturat e larta i nxitën disa vlonjatë të shkelin këshillat për ndalim qarkullimi dhe të dalin në plazh. Shumica vetëm për të marrë rrezet e diellit, por disa edhe për një zhytje në det.
Advertisements
Vendi është në ndalim qarkullimi dhe masa ekstreme kundër përhapjes së koronavirusit, por kjo si ka penguar disa vlonjatë të dalin për plazh.
Policia e ushtria ka zbritur në rrugë dhe njerëzit janë këshilluar të mos dalin nga shtëpia. Por temperaturat e larta i nxitën disa vlonjatë të shkelin këshillat për ndalim qarkullimi dhe të dalin në plazh. Shumica vetëm për të marrë rrezet e diellit, por disa edhe për një zhytje në det.
Advertisements
“Për mua është zgjidhja më e mirë, nuk rrihet në shtëpi.”
“Ishte ujë i ftohtë, por varet si e ke stërvitur trupin.”
Pavarësisht se vetë kanë shkelur këshillat thonë se mbështesin masat ekstreme të qeverisë për të luftuar koronavirusin.
“Kjo është epidemi, individi do të marrë atë që e meriton. Mbase nuk na ngarkon zoti me të gjitha.”
Ndalimi i makinave thonë se duhet të kthehet në traditë, si një mënyrë që mund të të ndikojë edhe në uljen e ndotjes në qytetin bregdetar.
“Vlora pa makina është gjëja më e mirë për mua.”
Në Vlorë nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi, ndërsa në qytet masat parandaluese janë forcuar, por sërish ka qytetarë që po i neglizhojnë rekomandimet parandaluese.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!